Victor Valdes ka ndërprerë huazimin e tij te Standard Liege e Belgjikës.
Lajmi është konfirmuar nga skuadra belge, që më tutje njofton se gardiani do të kthehet tek Manchester United.
Huazimi i spanjollit tek Standard u bë verën e shkuar dhe që atëherë ai ka zhvilluar tetë ndeshje në fanellën e ish kampionit të Belgjikës.