Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38382

Si u dorëzua Azem Syla? (VIDEO)

$
0
0

Pas dy ditësh, i kërkuari Azem Syla të premten erdhi në Kosovë.

Rreth orës 11:30 ai u dorëzua në pikën kufitare në Vermicë,  ndërsa i përcjellur nga EULEX-i u dërgua në stacionin e policisë qendra në Prishtinë, për tu intervistuar.

Nga këtu në orën 14:00, ish-deputeti i PDK-së, u soll në gjykatë, njofton Klan Kosova.

U fut brenda nga dhoma e posaçme e gjykatës themelore, ndërsa seanca në të cilën do të caktohet masa e sigurisë ndaj tij u mbajt në departamentin e krimeve të rënda, por që mediet nuk u lejuan të hynë brenda.

Pas seancës e cila zgjati 4 orë e gjysmë, avokati i tij, Tomë Gashi tha se gjyqtarja e procedurës paraprake vendimin për masën e sigurisë do ta marrë të shtunën, pasdite.

Kronikë nga Blerta Ahmeti.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38382

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>