Për brumin nevoitet:
200 gr gjalpë
Një majë e lugës kripë
3 filxhane miell
1 filxhan qumësht i thartuar
Vanilla ose vanilje sheqer
Për mbushjen:
500 gr kokrra qershi mundësisht të jenë të forta.
Gjysmë filxhani sheqer pluhur
Për të përgatitur brumin siteni miellin në një tas bashk me kripën. Posa të fitohet masa, shtoni gjalpin, përziejeni prapë me më shumë miell. I shtoni qumështin e thartuar dhe gatuajeni atë deri të fitohet masa e butë. Shtoni prapë miell në rast nevoje, njofton Klan Kosova.
Shtrijeni brumin në tryezë, ndajeni atë në shirita 20-30 cm të gjatë dhe 7-8 cm të gjerë.
Vendosni qershitë, në shiritat e formuar dhe pastaj i bëni rrollne të mbushura.
Pastaj vendosni në enën për pjekje, në mënyrën si më poshtë. Mundësisht të lihet në furrë për 40 minuta, njofton Klan Kosova.
Në fund pas pjekjes vendosni sheqer pluhur sipër tortës dhe ca qershi për zbukurim.