Prince, ndërroi jetë të enjtën në një nga ashensorët e studios së Chansassen, vend ky ku vet artisti lansonte këngët e tij.
Ndërkaq me vdekjen e tij mbeten të pazbuluara dhe shumë mistere të tjera, ndërkohë me gjithë pasurinë e tij të mbetur ai bart edhe disa këngë të parealizuara deri më tani, njofton Klan Kosova.
Por sipas një revistës Portalpopline.com, thuhet se në ndër këngët e parealizuara të Prince, bënë pjesë edhe ajo e një dueti me këngëtaren nga Kosova, Rita Ora.
Kohë më parë Prince, kishte paralajmëruar që do të përfundonte një këngë të tij për ta lansuar në një duet e që fatin do ta kishte Rita Ora, njofton Klan Kosova.
Kënga ishte përgatitur dhe kompzuar për tu realizuar pastaj në albumin e tij të ardhshëm por që fati nuk ndodhi ashtu!
Prince, kishte ftuar këngëtaren shqiptare Rita Ora, për të punuar bashkë qysh në vitin 2013, përderisa që të dy shpenzuan javë të tëra për punën e tyre.
Sipas raportimeve thuhet se këta të fundit lansuan disa këngë, njëra prej tyre quhej ‘’Ain’t About 2 Stop’’ që ishte pjesë e albumit të Prince në 2015, por ekziston edhe një këngë tjetër ende e pa lansuar për publikun e gjerë, njofton Klan Kosova.
Ajo quhej ”This Could be Us” por që ende të mos ishte realizuar më parë.
Ndërkaq KËTU mund të gjeni linkun ku mund të dëgjoni këngën e Rita Orës, të cilën e kishte realizuar me këngëtarin Prince, tashmë të ndjerë.