Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Çfarë thotë Rachel Roy për thashethemet për lidhjen me Jay Z?

$
0
0

Rachel Roy, që tashmë po konsiderohet si rivalja e Beyonce ka shkruar në Twitter pas thashethemeve se ajo ishte shumë e afërt me bashkëshortin e këngëtares, Jay Z.

Dizenjatorja e cila është përfolur se është në lidhje me reperin ka reaguar pas lansimit të këngës më të re të Beyonce në të cilën thuhet se ajo i është referuar tradhtisë së bashkëshortit të saj.

Por Roy, duket se ka mohuar krejtësisht këtë thashethem që është bërë lajmi kryesor në botën e shoubizit.

“Respektoj dashurinë, martesën dhe familjen. Ajo çfarë nuk tolerohet nga askush nuk duhet të përdoret për ta denigruar askënd” ka shkruar ajo, transmeton Klan Kosova.

Krejt kjo erdhi si pasojë e tekstit të këngëtares Beyonce, që shumë shpejt mori dhenë se ishte një tekst dedikuar tradhtisë së bashkëshortit të saj.

Untitled4


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380