Interneti është kudo në ditët e sotme: Në kompjuterin tuaj, në telefonin tuaj, në televizorin tuaj, dhe me shumë mundësi edhe në orën tuaj. Posta elektronike, rrjetet sociale, dhe shfletimi ne internet janë pjesë e jetës sonë të përditshme, si në punë dhe në shtëpi.
Por a po e shpenzoni ju kohën tuaj online në mënyrën më efikase të mundshme? Për ta t’ju ndihmuar ju, ne kemi zgjedhur disa nga përditësimet e reja të programeve që do e bëjnë lundrimin tuaj në internet më të thjeshtë se kurrë më parë.
Inboxi (Kutia hyrëse) e Gmail-it ruan gjithçka
Kutia hyrëse e Google nga Gmail mori një përditësim të ri që ju lejon ju të mbani gjithçka që ju duhet brenda kutisë hyrëse. Përveç menaxhimit të postës elektronike, Kutia hyrëse ju lejon tashmë të gjurmoni ngjarjet, gazetat dhe lidhjet. Ju mund të përfitoni nga këto tipare të reja të Kutisë hyrëse brenda aplikacionit për Android ose iPhone, ose duke përdorur Kutinë hyrëse në Gmail Chrome në ueb.
Facebook Messenger është Skype i ri
Facebook Messenger ka shtuar një tipar të ri që e lejon atë të konkurrojë më Skype-in më mirë se më parë. Aplikacioni i bisedimit tekst-dhe-zë tani mbështet thirrjet në grup deri në 50 persona. Nëse ju e keni përdorur tashmë tiparin e thirrjeve telefonike të Messenger-it, ju do të jeni të lumtur të dini që të thërrasësh një grup njerëzish është e ngjashme: vetëm shtypni ikonën e telefonit dhe zgjidhni personat më të cilët dëshironi të flisni. Tipari do të jetë i vlefshëm në Android dhe iPhone, shkruan Krokodili.al.
Opera ka idenë e duhur për shfletimin privat
Opera mund të mos jetë shfletuesi më popullor, por kompania ka dalë me një tipar unik që shfletuesit e tjerë nuk e kanë. Opera dëshiron të përmirësojë mënyrës se si lundrojmë në internet duke shtuar një shërbim VPN i cili duhet të bëjë një punë më të mirë për të mbrojtur privatësinë tuaj. Për mos të përmendur që ajo mund të shkyç disa shërbime që mund të jenë të kufizuar në zonën tuaj. Pjesa më e mirë është që VPN e Opera-s është falas dhe pa limit.