Kryeministri Isa Mustafa ka falenderuar Majlinda Kelmendin dhe Nora Gjakovën për medaljet që i kanë fituar në kampionatin Europian të Xhudos në Rusi.
Vetë kryeministri sot ka dal në aeroport dhe ka pritur mbretëreshat e xhudos siç edhe kanë bërë edhe shumë qytetarë të tjerë.
“Faleminderit kampione! Kosova shkëlqen me ju. Jemi të sigurt se ju do t’i sillni Kosovës medalje edhe nga Rio 2016”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.