Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa në vazhdën e tij të vizitave nëpër biznese, sot vizitoi komunën e Hanit te Elezit.
Gjate vizitës se tij ai u takua me kreun e kësaj komune Rufki Suma, me ç’rast u diskutua për problemet e kësaj komune me theks të veçantë problemet me ujit, njofton Klan Kosova.
Mustafa premtoi angazhim më të madh të institucioneve sa i përket kësaj çështjeje, njëkohësisht paralajmëroi ndryshim të kritereve për ndarjen buxhetore nëpër komuna.
Gjatë vizitës së tij në ketë komunë, Kryeministri vizitoi edhe Fabrikën e çimentos Sharr Cem, e që kjo e fundit njoftoi për problemet me energji elektrike.
Kronikë nga Vullnet Krasniqi.