Ditët e fundjavës në Kosovë, do të vijnë me reshje intensive të shiut. Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se temperatura minimale do të jetë 16 gradë celsius, ndërsa maksimalja 21 gradë.
Temperaturat më të ulëta do të regjistrohen të dielën meqë edhe reshjet parashihen të jenë pak sa më intensive se ditën e shtunë. Do të fryjë erë nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s.