Një djalë 7 vjeçar i ka dërguar letër Babadimrit, duke i kërkuar dicka shumë të çuditshme, shkruan gazeta britanike Mirror, transmeton Klan Kosova.
Christian Hickey dhe nëna e tij Jane, 30 vjeçare, ishin qëlluar me armë nga dy persona të cilët trokitën në derën e shtëpisë së tyre me qëllimin për të vjedhur.
Christian i ka shkruar një letër Babadimrit për t’i kërkuar që t’i ndihmojë policët që t’i gjejnë personat që e plagosën me armë.
Ky sulm tronditës mbi këtë familje të vogël, ka ndodhur të hënën e 12 tetorit në Salford të Anglisë. Nëna e tij Jane, e kishte dëgjuar zilen dhe ishte përgjigjur në derë, e pas një bisede shume të shkurtër dy persona kishin filluar të shtinin me armë në drejtim të saj.
Ajo së bashku me të birin Christian, ishin shtruar menjëherë në spital ku kishin pasur ndërhyrje kirurgjikale dhe kujdes intensiv.