Tre gazetarët e Gazetës Express, Artan Haraqija, Halil Halili dhe Ilir Ajdini janë arrestuar sot në Shkup nga policia maqedonase.
Berat Buzhala udhëheqësi i kësaj gazete e ka bërë këtë lajm të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Para disa minutash janë arrestu në Shkup tre gazetarë të Gazetes Express: Ilir Ajdini, Artan Haraqija dhe Halil Halili.
Ata, bashkë me kryeredaktorin Leonard Kërquki kanë qenë në Maqedoni për të realizuar një dokumentar për ngjarjet e Kumanovës, të vitit të kaluar.
Kur e kanë kalu kufirin e kanë lajmëru policinë e Maqedonisë se po shkojnë për të xhiru. Ndërsa pa kurrfarë jusitifikimi, të njejtit u arrestuan në qendër të Shkupit.
Gazeta Express i ka lajmëru autoritetet përkatëse, duke përfshirë edhe ambasadën tonë në Maqedoni si dhe Ministrinë tonë te Punëve të Jashtme”….