Trajneri kryesor i Barcelonës, Luis Enrique, mbetet i bindur që ekipi i tij do t’i japë fund rrugëtimit me humbje dhe do ta rikthejë titullin në La Liga pas dëshpërimit që patën
Pas humbjes së tre ndeshjeve të fundit Barcelona ka humbur avantazhin prej nëntë pikësh ndaj Atletico Madridit dhe ky i fundit i ka dhënë fund mbrojtjes së Barcës për Champions League javën e kaluar në çerek-finale, shkruan The Guardian, transmeton Klan Kosova.
Megjithatë, Luis Enrique, ka mbetur pozitiv para udhëtimit të tij në Deportivo La Coruna ditën e mërkurë, me ç’rast ekipit do t’i mbeten vetëm edhe katër ndeshje në luftë për titull.
“Jam i bindur që do të fitojmë Ligën, në qoftë së do të kisha dyshime nuk do të isha këtu” ka deklaruar ai.
Barcelona, te cilët kanë shpresuar të përsërisin fitoren e trefishtë të sezonit të kaluar, do të luajnë pa Gerard Pique në Deportivo për shkak të suspendimit.
Ai do të zëvendësohet nga Marc Bartara.