Albulena Haxhiu deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje është e ftuar në Info Magazine të Klan Kosovës.
Haxhiu ka kujtuar marrëveshjen e para 3 vitesh të nënshkruar mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Si sot më kujtohet seanca në Kuvendin e Kosovës në ditën kur Qeveria pati propozuar të kemi disa marrëveshje të jashtligjme, VV ka kundërshtuar fuqimisht se është vërtetuar edhe sot se kjo marrëveshje ka pasur për qllim krijimin e një mini shteti dhe nuk ka pasur asgjë me normalizimin e Kosovës dhe Serbisë”
“Gjashtë pikat kanë pasur të bëjnë më krijimin e Zajednicës dhe ne e kemi paralajmëruar që do të jetë një mini shtet serb, kështu edhe ndodhi dhe jemi në vitin e tretë derisa në gushitnin e vitit 2015 Mustafa nënshkroi atë marrëveshje”.
“Ne u nxorëm zvarrë, ka pasur zëra kundërshtues, nuk ishte vetëm VV por për shkak të arbiteratiti dhe presionit ndërkombëtar kjo marrëveshje kaloi dhe pasojat po i vuajmë edhe sot”.
Haxhiu më tutje ka treguar pse me Serbinë nuk mund të ketë normalitet të marrëdhënieve.
“Sa i përket normalizimit të marrëdhënieve, VV ka kundërshtuar formën e Qeverisë se kinse për normalizim sepse nuk mund të ketë normalitet me një shtet që nuk ka kërkuar falje për gjenocidin në Kosovë, nuk ka kthyer të pagjeturit që Serbia akoma po i mban dhe një sërë argumentesh tjera dhe kjo nuk është rruga e duhur”.
“Ky proces ka nisur si proces teknik derisa ishte një proces politik dhe si pasojë e këtij dialogu pa parime dhe pa kushte, Kosova është degraduar, nuk ka integrim të serbëve të Kosovës as në veri pasi është evidente se zyrtarë të lartë shtetëror pengohen që të shkohen në çfarëdo pike në pjesën veriore , shqiptarët po jetojnë në terror atje”.
“Kjo nuk është mënyra e duhur për të integruar serbët”.