Spitali kenian ka ofruar terapi falas për 400 pacientë nga Uganda të cilët janë të sëmurë me kancer, transmeton Klan Kosova.
Aga Khan tha se do të bënte gjithçka që mundet për të ndihmuar dhe inkurajuar të tjerët që të bëjnë të njëjtën gjë.
Qeveria e Ugandës ka thënë se do të mbulojë udhëtimin dhe shpenzimet tjera që tu mundësojë 400 pacientëve që të shkojnë në spitalin në Nairobi.
Radioterapia mund të jetë e shtrenjtë dhe shumica e pacientëve nuk kanë mundësi financiare për të paguar trajtimin.