Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38387

Festivali Coachella

$
0
0

Festivali Coachella është festival i përvjetshëm i cili mbahet në Empire Polo Club në Indio, Kaliforni. Ky festivali është më i famshmi në Amerike, i cili mbledh VIP-të dhe performuesit më të mirë në një vend.

Kjo ngjarje ngërthen në vete zhanre të ndryshme të muzikës duke përfshirë, rok, hip hop, indie dhe muzikë elektronike, gjithashtu instilacione artistike dhe skulptura.

Në luginën Coachella janë të vendosura skena të ndryshme ku performohet muzike “live”, ndër kryesoret janë; Coachella Stage (Skena Coachella), Outdoor Theatre (Teatri i jashtëm), Gobi Tent (Tenda Gobi), Mojave Tent (Tenda Mojave), Sahara Tent (Tenda Sahara) dhe për herë të parë në 2013 është prezantuar Yuma stage (Skena Yuma).

Ky festival filloi te organizohej në baza vjetore që nga viti 2001, duke u zgjeruar në organizim tre ditorë në 2007 dhe në vitin 2017 në vikende tre ditore të njëpasnjëshme gjatë muajit Prill.

Festivali Coachella është një ndër festivalet më të mëdha dhe më fitimprurëse në Amerikë, ku vetëm vitin e kaluar janë shitur rreth 198,000  bileta duke sjellë një fitim prej  84.3 milion dollarësh, kështu duke thyer rekord botëror.

Disa nga performuesit përgjatë viteve në këtë festival janë: AC/DC, Amy Winehouse, Bjork, Dr.Dre, Snoop Dogg, Prince, Guns N’Roses, Radiohead, Coldplay, Jay-Z, Lana Del Rey, Daft Punk, Madona Eminem e shumë artistë të tjerë.

Festivali për këtë vit ka filluar të premten për të vazhduar edhe për dy vikendet e ardhshme dhe ndër performuesit kryesore do të jenë  Guns N’ Roses, LCD Soundsystem, Calvin Harris, Ice Cube, Sia, Disclosure, dhe Underworld.

Këto janë foto nga festivalit ndërkohe qe ai po zhvillohet në luginën e Kalifornisë dhe disa nga fytyrat më të famshme që vizituan këtë festival, transmeton Klan Kosova.
1 2 3 4 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16

17


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38387


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>