Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

22 prilli, Dita Botërore e Librit

$
0
0

ARTPOLIS edhe këtë vit do të jetë organizator i shënimit të Ditës Botërore të Librit në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj dite është promovimi i një dite të tillë si një mjet për festimin dhe edukimin e fëmijëve, të rinjve dhe shoqërisë në përgjithësi nëpërmjet aktiviteteve edukative që do të mbahen përgjatë dy ditëve – 22 dhe 23 Prill.

Dita Botërore e Librit mbështet nga: Bashkimi Evropian në Kosovë, Culture for All, Departamentet lokale për Shërbime Publike, Arsim dhe Kulturë në Komunën e Prishtinës si dhe Universiteti i Prishtinës.

Aktivitete të ndryshme do të zhvillohen për nder të Ditës Botërore të Librit si: Lexime të hapura në amfiteatrin e sheshit Zahir Pajazitit; Natën e poezisë dhe leximit me artistë, aktivistë të shoqërisë civile e personalitete të ndryshme publike të përcjelluna me muzikë në Modelariumin e Fakultetit të Arkitekturës; Punëtori leximi me fëmijët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Fushë Kosovë e poashtu Lexim për fëmijë nga shkrimtarë përgjatë panairit të librit.

Po ashtu, në panair do të kenë një vend të veçantë edhe këndet e Ambasadave në Kosovë të cilët do të ofrojnë libra dhe literaturë nga vendet e tyre.
Libraritë dhe shtëpitë botuese do të ofrojnë zbritje për shitjen e librave.

Gjatë panairit, biblioteka komunale Hivzi Sylejmani do të bëjë regjistrimin e të rinjve pa pagesë.

Kjo është agjenda e plotë:

22 Prill – E Premte

Panairi i Librit
Ora: 11:00 – 17:00

– Lexim për Fëmijë – Lexim i poezive nga shkrimtarët.: Rreze Abdullahu dhe Drenusha Zajmi
Ora 11:00 – 13:00
Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti

– Lexim i hapur për qytetarët
Ora 11:00 – 17:00
Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti

– Punëtori rreth poezisë për komunitetin Rom, Ashkali dhe Egjiptian. Punëtori dhe Lexim nga: Shpëtim Slemani dhe Ardita Islami
Ora: 11:00 – 13:00
Vendi: Fushë Kosovë

23 Prill – E Shtunë

– Panairi i Librit
Ora: 11:00-18:00.
Vendi: Sheshi Zahir Pajaziti

– Nata e Poezisë dhe Muzikës
Ora: 20:00-22:00
Vendi: Modelariumi i Fakultetit të Arkitekturës


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380