Drejtori sportiv i Borussia Monchengladbach, Max Eberl është i lumtur me interesimin e Arsenalit për ta transferuar Granit Xhakën.
Gunners janë të lidhur me një transferim të mesfushorit të Zvicrës, që kohë më parë ka thënë se e ka ëndërr fëmijërie që të luajë në Premierligë.
Eber, megjithatë, insiston se mesfushori 23 vjeçar është i lumtur në skuadër, ndaj nuk ka arsye për t’u larguar.
“Nuk ka ofertë për të, që të jetë e dhënë në letër”.
“Do të doja që ta them qartë: Granit Xhaka nuk do të largohet nga Monchengladbach dhe ne nuk duam ta shesim”.
“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm për ne”.