Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Komisioneri Hahn thotë se ka progres në Liberalizimin e Vizave

$
0
0

Komisioneri Europian për Politika të Fqinjësisë dhe të Zgjerimit, ka thënë se Kosova ka bërë shumë progres në procesin e Liberalizimin e Vizave.

Këtë koment komisioneri Hahn e ka bërë pas një takimi që ka pasur me Ministrin e Integrimit Europian Bekim Çollakun, me të cilin është takuar në Bruksel.

“Marrëveshja për Stabilizim Asociim, ishte hapi më i rëndësishëm i Kosovës drejt BE-së. Tani ka progres në liberalizimin e vizave. Po diskutohen hapat e ardhshëm”, ka shkruar komisioneri Hahn në profilin e tij në Twitter.

Këto takime të ministrit Çollaku me zyrtarë të BE-së, janë vazhdimësi e takimeve zyrtare që Ministri i Integrimit Evropian është duke i zhvilluar me diplomatë evropian dhe përfaqësues të BE-së lidhur me këto procese, njofton Klan Kosova.

 

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>