Portieri i Arsenal, Ëojciech Szczesny i cili është në huazim te Roma për këtë edicion ka thënë se shpreson që titullin e kampionit në Angli ta fitojë Leicester City.
Ai ka thënë se do të donte që skuadra e Ranierit ta ngriste kupën duke i dalë kundër Arsenalit.
“Askush në futboll nuk mund ta shpjegojë mrekullinë që i ndodhi Leicester”.
“Edhe pse unë e mbështes Arsenalin në Premier League, dua që skuadra e Ranierit të stoliset me titull. Ata janë kthyer në një shembull inspirues për çdokënd. Është mahnitëse teksa i shikon ata duke luajtur”, ka thënë Szczesny, transmeton Klan Kosova.