Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

“All Star” me dizajn të ri pas 98 vjetëve

$
0
0

Atletet e markës “Converse” kanë qenë në treg tash e 98 vite, duke u bërë publike në vitin 1917 fillimisht si atlete për ata që merren me sportin e basketbollit e më pas duke u shndërruar në mbathje të cilat të gjithë ne i kemi përdorur e veshur për vite të tëra.

Por në fakt, dizajni i tyre nuk ka ndryshuar.

Patjetër që ka pasur ngjyra të ndryshme dhe modifikime e atlete të serive të ndryshme por dizajni në bazë ka mbetur pothuajse krejtësisht i njejtë.

converse-chuck-2-cushion-2015-06-450x188

Por kjo do të ndryshojë këtë javë pasi atletet Converse të njohura ndryshe edhe si “All-starka” do të ndryshojnë duke u adaptuar kështu me markën e Nike, transmeton Klan Kosova.

“The Chuck Taylor All Star është markë ikonike dhe legjendare e atleteve e të gjitha kohërave. Momenti i lansimit të këtyre atleteve me dizajn të ri është një moment kthese pasi ne po vazhdojmë të ndryshojmë markën tonë me kreativitet, nuk janë vetëm atlete të reja por edhe një mënyrë e re e të menduarit” ka thënë drejtuesi i Converse, transmeton Klan Kosova.

converse-chuck-2-cushion-2015-08-450x282

Pronarët e Nike kanë blerë këtë markë në vitin 2003 por kjo nuk pasur ndonjë efekt deri tash.

Menaxheri general i Converse All Star, Richard Copcutt ka thënë se ky ndryshim vjen si pasojë e kërkesave të njerëzve që kanë thënë se duan atlete që ju lejon të bëni më shumë.

Por sipas tij, pavarësisht ndryshimeve, atletet “All Star” kanë ruajtur “ADN-në” origjinale.

Akoma nuk është bërë e ditur data kur atletet “All-Star” do të dalin në treg por megjithatë më poshtë mund të gjeni fotografi ku shihet se si do të duken ato.

converse-chuck-2-cushion-2015-01-450x249

converse-chuck-2-cushion-2015-05-450x204


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>