Gjatë javës së kaluar, ai kishte qenë me klanin Kardashian për skijim në Kolorado, por është biznesi që e riktheu nëpër aeroporte.
Reperi amerikan Kanye West, është parë në aeroportin londinez Heathrow të dielën i veshur me një bluz nga koleksioni i tij Live of Pablo, e madje ka bërë diçka shumë të rrallë.
38 vjeçari ka dhënë një buzëqeshje, diçka që nuk e bën pothuajse kurrë.
Ndonëse i la pushimet me familje për t’ju rikthyer ounës, Kanye pati motiv edhe për të festuar për shkak se albumi i tij i shtatë, ka dalë i pari në “Billvoard 200 chat”.
Me këtë rast Kanye ka shkruar në profilin e tij në Titter të shtunën, për t’i falënderuar fansat e tij.
“Faleminderit të gjithëve që e bëtë The Life of Pablo albumin numër 1 në botë”, transmeton Klan Kosova.