Chris Pratt është parë i buzëqeshur në tapetin e kuq të MTV Movie Awards 2016, të mbajtur në Warner Bros në Burbank, Kaliforni, transmeton Klan Kosova.
Aktori 36 vjeçar mori çmimin për “Aksionin më të mirë” për punën e tij në filmin “Jurassic World”.
Chris mundi San Andreas të “Dwayne – The Rock – Johnson”,”The Hunger Games: Mockingjay – Pjesa 2” i Jennifer Lawrence, “Star Wars: The Force Awaknes” të John Boyega, “Deadpool” të Ryan Reynolds dhe “Furious 7” të Vin Diesel.
Gjatë fjalimit të tij, aktori e quajti këtë çmim një ëndërr tashmë të realizuar, dhe falënderoi shumë nga heronjtë e aksionit të së kaluarës.