Drake ka njoftuar për datën e lansimit të albumit të tij të katërt “Views from the 6”, transmeton Klan Kosova.
Projekti zyrtarisht do të dalë të premten më 29 prill, ekskluzivisht në Apple dhe Itunes.
“Views” po vjen më 29 prill”, tha ai.
“Kjo është diçka që unë kam punuar me të vërtetë shumë”.
Më parë këtë javë, Drake ka lansuar dy këngë të reja nga albumi – “Pop Style” me Kanye West dhe Jay Z, dhe “One Dance” me Wizkid dhe Kyla.