Lidhja Demokratike e Kosovës nëpërmjet një komunikate ka bërë të ditur se lajmet që kohën e fundit po qarkullojnë siç thonë kinse në emër të nëndegëve dhe të degëve të kësaj partie për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, nuk shprehin qëndrimin e tyre, njofton Klan Kosova.
“Degën e LDK-së në Zvicër nuk e përfaqëson Shefqet Dibrani, dhe i njëjti nuk përfaqëson asgjë për LDK-në, për traditën dhe kulturën e partisë. LDK-ja fton publikun dhe simpatizantët e saj që të mos humbin kohë me deklarata dhe komunikata të pa autorizuara dhe dashakeqe të z. Dibrani”.
LDK është një parti institucionaliste dhe shtetformuese dhe se ata shkruan që I kanë të qarta rrethanat në të cilat ndodhet vendi dhe janë të përgjegjshëm për veprimet dhe pasojat e kësaj situate.
“Ata që merren dhe shkruajnë letra, do të ishte më mire që një herë në jetën e tyre të punojnë e të jetojnë nga puna dhe djersa e tyre dhe jo të jetojnë me ndihmat e taksapaguesve të atyre vendeve e të djerrin kohën duke prodhuar patriotë e tradhtarë në Kosovë”, përfundon komunikata e LDK-së.