Një grup i moshuar pranë një ure në qytetin turistik të Thai Pattaya, u befasuan nga një vizitë policore gjatë kësaj jave.
32 të huaj duke përfshirë britanikë, suedezë, norvegjezë dhe shtetas austalianë janë arrestuar gjatë bastisjes anti-kumor në ato momente.
Sipas autoriteteve policore ata nuk ishin duke luajtur për para por ata u arrestuan përshkak të posedimit të paregjistruar të letrave të fatit, teksa po luanin.
Kjo sepse në Tajlandë për secilin individ është e paligjshme që të posedojë më shumë se 120 letra bixhozi, transmeton Klan Kosova.
Sipas informacioneve sundimtarët ushtarak tajlandez janë të zotuar për të goditur korrupsionin dhe krimin, shkruan BBC, megjithatë lojtarët u liruan me kusht pas 12 orësh paraburgim.
Një grua holandeze, 84 vjeçare ishte gjithashtu në mesin e të arrestuarve , transmeton Klan Kosova
Tajlanda ka ligje të rrepta anti- kumor duke ndaluar pothuajse lojërat e fatit në të gjitha format.