Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Anëtarësimet në PS, Rama: Ka arsye të forta për t’u bërë pjesë e partisë

$
0
0

“Anëtarësimet janë në funksion të shërbimit të vetes dhe familjes. Sot, në këtë proces të rëndësishëm anëtarësimesh të reja, kemi shumë gjëra për të thënë. Pas 2 vitesh e gjysmë në krye të qeverisë, jemi të inkurajuar nga rezultatet e para të reformave të thella dhe të rëndësishme që kemi ndërmarrë.

Na vjen mirë që mund t’i themi njerëzve se kanë arsye të forta që të bëhen pjesë e PS-së. Falë mbështetjes që PS-ja mori për drejtimin e vendit, njerëzit paguajnë tashmë më pak taksa”, tha kreu i qeverisë, i cili renditi edhe arsye të tjera, të cilat, sipas tij, duhet të bindin njerëzit të bëhen pjesë e Partisë Socialiste.

“Falë reformës së pensioneve, pensionistët nuk marrin një pension që kufizohet nga tavani i 240 mijë lekëve të vjetra, por marrin një pension në varësi të kontributit të tyre”, deklaroi Rama.

“Ndihma ekonomike është dyfishuar ose trefishuar, sipas kategorive. Kjo për faktin se ne jemi partia që në drejtimin e vendit kemi vënë në dispozicion paketën më të madhe të mbështetjes financiare për ata që kanë nevojë”, shtoi kryeministri, shkruan TopChannel

Rama sqaroi se “PS-ja ka nevojë për të dyfishuar fuqinë e saj për të mbështetur edhe më fort reformat, që kanë krijuar një front kundërshtie. Ky front që udhëhiqet nga qeveria e vjetër ka synim të deformojë të vërtetën duke përfituar nga vështirësitë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>