Pas kandidimit të filmit “Shok” për “Oscar”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Berlin (Berlinale) këtë vit do të shfaqet filmi “Babai”.
Filmi i regjisorit Visar Morina do të shfaqet në kuadër të programit “Lola at Berlinale” të edicionit të 66-të të këtij festivali, që do të mbahet në datat 11-21 shkurt.
Filmi do të shfaqet të premten me datë 12 shkurt, ora 16:00 në kinemanë “Zoo Palast”.
“Babai” është një ndër filmat më të suksesshëm të kinematografisë kosovare dhe së fundmi protagonisti i filmit, Astrit Kabashi, fitoi çmimin aktori më i mirë në festivalin Angers Film Festival në Francë.