Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Çfarë po ndodhë me sallën e pandërtuar të Operas dhe Baletit në Prishtinë? (Video)

$
0
0

Kryeqytetit të kosovarëve, gjithmonë u ka munguar një sallë e operës dhe baletit. Koncertet e filarmonisë, shfaqjet e trupave të baletit dhe ngjarje të ndryshme kulturore, gjithmonë kishin gjetur vend në teatro e salla sportesh.

Projekti për t’i dhënë Prishtinës një sallë opere e baleti, kishte nisur në vitin 2007 kur me Ministrinë e Kulturës drejtonte ministri i atëhershëm Valton Beqiri. Vendi ku u vunë gurthemelet e sallës në vitin 2009, u zgjodh një lokacion në afërsi të Fakultetit Teknik në Prishtinë. Mirëpo për një arsye ose tjetër, ky projekt ka ngrirë dhe salla e operës dhe baletit në Prishtinë, nuk u ndërtua kurrë.

Në emisionin Nd’rrimi i Natës me Alaudin Hamitin në Klan Kosova, me të ftuarit Ilir Bajri – muzikant, Valbona Pula Petrovci – Profesoreshë në Fakultetin e Arteve; pianiste dhe Ilir Murseli – arkitekt, është diskutuar mbi nevojën e Kosovës, përkatësisht Prishtinës për të pasur një sallë opere.

Sa janë përkrahës të kësaj ideje personat nga komuniteti i artistëve, cila do të ishte kostoja e këtij projekti dhe cilat janë propozimet e tyre për ndërtimin e një salle koncertale në Prishtinë, mund t’i dëgjoni në emisionin NIN, në linkun më poshtë:


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>