Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38386

Ziadin Sela: Politikëbërja e vjetër e shqiptarëve në Maqedoni po sjell spastrim etnik

$
0
0

Në emisionin Ora e Fundit, mysafir i intervistës “Ballë për Ballë” ka qenë Zadin Sela – kryetar i Strugës.

Ai ka folur për kërcënimet që i janë bërë atij, por edhe për situatën politike të shqiptarëve në Maqedoni.

“Nuk është ndërmarr asgjë, pasi nuk mund të flas për seriozitetin e këtyre kërcënimeve. Kam tejkaluar vetveten dhe personalen time, kërcënimet nuk do të më ndalin në rrugën që kam zgjedhur”.

Sela i cili është edhe kryetar i LR-PDSH në Maqedoni ka thënë se ata kanë marrë gati 70% të anëtarësisë së PDSH, kurse ka thënë se Menduh Thaçi i ka afër vetes vetëm ata njerëz që ka arritur t’i mbajë duke i shantazhuar.

Ai ka thënë se kanë përkrahje, duke shtuar se kanë bërë një aleancë me Rilindjen Demokratike Shqiptare,  e kanë bërë edhe oferta publike edhe për disa lëvizje tjera politike.

“Bashkim opozitar ka në Maqedoni”, ka thënë Sela.

Ai ka vazhduar duke thënë se janë konkurrent për të marrë legjitimitet në zgjedhje dhe kjo fitore do të jetë fitore e shqiptarëve.

“Së bashku me shqiptarët ne do ta mposhtim këtë politikbërje të vjetër. Luftën për tu bërë opozitar e bën Menduh Thaçi”.

“Do të vazhdojë të bëjë politikën që kam bërë deri tash, jo si Bashkimi Demokratik bën politika afatgjata”

Sela ka deklaruar se ka shtëpi shqiptare në Maqedoni që po mbesin të zbrazëta për shkak të kushteve ekonomike. Spastrimi etnik nuk bëhet vetëm më pushkë, ai bëhet edhe në këtë formë.

“Duam barabarësi në mes të maqedonëve dhe shqiptarëve në tërë territorin e vendit”.

“Afera e përgjimeve ka prodhuar atë çfarë ndodhi në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë”.

Ai po ashtu nuk e përjashton mundësinë e përgjimit nga policia sekrete maqedonase.

E atë çfarë ndodhi në “Lagjen e Trimave” në vitin 2015, Sela thotë se aty u ushtrua terror dhe terrorizëm, idea aty ishte që të vriten shqiptarët të cilët edhe kanë qenë krenari.

“Faktori ndërkombëtar vazhdimisht është prezent, por shqiptarët them se nuk e kanë ndihmuar vetveten. Faktori ndërkombëtar na jep të drejt dhe ata thonë se legjitimitetin e ka LBI”.

“Por ne do të sjellim stabilitetin afatgjatë në Maqedoni, shqiptarët duan stabilitet dhe drejtësi.
Unë nuk kam asgjë personale me asnjë figurë politike, nuk kam komunikim me Thaçin e Ahmetin”.

Sela ka folur edhe për ato që thuhen se ai mund të jetë zëvendësuesi i Arbën Xhaferit në Maqedoni.

“Kam pasë nderin të njoh Arbën Xhaferin, edhe kongresin e kemi titulluar “Rrugës së Arbnit”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38386


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>