Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388

Ben Blushi: E drejtoj PS-në më mirë se Rama

$
0
0

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi, i ftuar sot në mbrëmje në emisionin e Sokol Ballës “Top Story”, ka folur me lajmin e ditës, se Eduart Ndocaj mund të konkurrojë përballë Edi Ramës për kreun e PS-së gjatë Kongresit të 19 marsit.

“Kanë gjëra të përbashkëta, janë shokë. Edi e futi Eduartin në Parlament, ç’është e vërteta. Eduarti është ndërtues në Milano, Rama ka ndërtuar në Tiranë. Kanë të njëjtat orekse, janë njësoj. Mua më vjen mirë që i shoh bashkë, sepse janë shokë dhe do ta kenë garën më të lehtë”, – tha Blushi.

I pyetur lidhur me kandidimin e tij të mundshëm për kreun e PS, Blushi e tha se e pretendon një gjë të tillë pasi mendon se mund ta bëjë më mirë se Edi Rama punë, ndaje dhe do t’i hyjë kësaj gare.

Lidhur me faktin se si mund të bëhet karrierë në PS, Blushi u shpreh ironik, duke patur parasysh personat me üprecedentë openalë që ishin ëprfshirë kohët e fundit në radhët e shumicës.

“Merr pistoletë pa leje, kryej aksident në rrugë, ndrysho kartelën penale dhe iki policisë, ëkshtu bën karrierë të sigurt në Partinë Socialiste. Unë jam kundër kësaj. Pse dolëm në ’91-shin ne që të sjellim Ramën në pushtet? Jo, dolëm për për liri, barazi. A respektohen këto sot? Jo”, – u shpreh Blushi./Lapsi

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38388


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>