Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38389

Bamir Topi: Vulgariteti i Berishës sot ka hyrë thellë nëpër familje

$
0
0

Bamir Topi, ish-presidenti i Shqipërisë është i ftuari i Baton Haxhiut në Zonën e Debatit.

Topi tha se në fillim Partia Demokratike në Shqipëri kishte idealizëm dhe vlerësonte figurat politike.

“Me kalimin e kohës autoriteti i Berishës vinte e rritej. Ai filloi të merrte rol diktues dhe vendimmarrja ishte totalisht e paparashikueshme”.

“Vulgariteti i Berishës sot ka hyrë nëpër familje shumë, shumë thellë”.

Topi tha se Berisha ishte rast unikat në Europë, ai e mbajti pushtetin për 25 vjet.

Ndërsa foli edhe për garën në mes Olldashit dhe Bashës.

“Kur Berisha vendosi të tërhiqej, patëm një garë në mes Sokol Olldashit dhe Lulzim Bashës. Mirëpo më pas dukshëm u pa mbështetja e Berishës për Bashën”.

“Një garë e realizuar në mënyrë të tillë e kontestuar edhe nga brenda edhe nga jashtë, të krijon përshtypjen se në atë parti ka lidhje të fortë në mes Berishës dhe Bashës”.

klankosova.tv


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38389

Trending Articles



<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>