Një vit më parë, një biletë autobusi për Beograd, sigurohej me mund e forcë.
E pas shumë përpjekjeve e shtyrjeve, dhjetëra mijëra e siguruan, për të marrë rrugën e vendeve të bashkimit evropian.
Por, shumë nga ata që arritën atje, nuk ia arritën qëllimit.
Pas qëndrimit disa mujorë, u morën për tu kthyer në vendlindje. Aeroplanët me kosovarë po aterojnë vazhdimisht në aeroportin Adem Jashari.
Fat të tillë pati edhe familja e Bajram Statovcit nga Cërnilla e Ferizajt.
Ata u riatdhesuan nga Gjermania.
Kronikë nga Artiana Matoshi.
https://www.youtube.com/watch?v=EjTYK2YKA1E