Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shfaqur filmin kosovar “Shok” të nominuar për Oscar në ambientet e kinemasë së kryeministrisë shqiptare, njofton Klan Kosova.
Rama është impresionuar me fabulën e këtij filmi që bazohet në ngjarje të vërtetë gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Filmi “Shok” ditë më parë është nominuar për çmimin Oscar në kategorinë e filmave të metrazhit të shkurtë në ceremoninë që do të mbahet më 28 shkurt në Los Anxhelos.