Reperi Gold Ag me anë të një fotografie që e ka postuar në profilin e tij Instagram ka treguar se e ka pranuar një mirënjohje nga Policia e Kosovës.
Ai tha se është i gatshëm t’u ndihmojë sa herë që ta ketë mundësinë për çfarëdo që është nevoja ne shërbim të atdheut, njofton Klan Kosova.
Në anën tjetër, këngëtari tashmë është i angazhuar me koncerte të shumta si dhe ka gati shumë projekte të reja muzikore që pritet të lansohen shumë shpejt.