Ata që e gjejnë vetën të hutuar paksa gjatë punës, mund të jenë intelektualisht superior ndaj kolegëve të tyre, thuhet në një hulumtim të ri shkencor.
Kjo ngase punëtorët intelegjentë, mund të kenë vështirësi për t’u përqëndruar për shkak të numrit të madh të ideve për të mbajtur trurin e tyre sa më të talentuar dhe të mençur, shkruan Independent, përcjellë Klan Kosova.
Bostjan Ljubiç, zëvëndes drejtor i STEELCASE, kompani kjo e zgjedhjeve të problemeve të punës ka analizuar disa gjetje të neuroshkencëtarëve dhe studiusve duke thënë se:
‘’Punëdhënësit gjithmonë janë në vëzhgim për njerëzit e tyre sa më të zgjuar, për të qenë në dispozicion për të kryer punë, por vështirësia për t’iu bërë ballë detyrave të shumta dhe humbja e mendjes në zyrë ndikon në njerëz të zgjuar në të njejtën mënyrë si tek të gjithë të tjerët’’.
Tek individët e zgjuar mund të hasni të gjitha ato vështirësi për të vendosur se cilat ide dërgojnë në prirjen e asaj që psikiatri Dr. Ned Halloëell e quan si ‘’ndjenjë e paaftësisë dhe e pamundësisë për t’u marrë me punët e ngarkuara në tërësi’’