Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

I ftohti shkakton viktimën e parë në Shqipëri

$
0
0

Një i moshuar rreth 70 vjeç është gjendur i vdekur në lulishte në orët e pasdites të së martës në Elbasan. Trupi i pajetë i ka tërhequr vëmendjen kalimtarëve të rastësishëm të cilët kanë njoftuar policinë.

Nga ekzaminimet e kryera mbi kufomën e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune. Por për atë nuk ka pasur asnjë mundësi shpëtimi.

Ekspertët janë duke punuar për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Mendohet se fillimisht i moshuari është penguar në një gropë që ndodhej pas një stoli. Pastaj  goditjen përfundimtare ja kanë dhënë temperaturat e ftohta disa gradë nën zero.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i viktimës pasi gjatë kontrollit policia nuk ka gjetur asnjë dokument identifikimi. Trupi i pajetë është dërguar në morg në pritje për tu identifikuar nga familjarët. Rasti në fjalë mund të konsiderohet si viktima e parë e ftohtit që ka mbërthyer gjithë Shqipërinë. /Shekulli.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380