Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Zyrtari serb kërkon llogari për të pagjeturit serbë në Kosovë

$
0
0

Zëvendësdrejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Dushan Kozarev, u ka bërë thirrje autoriteteve ndërkombëtare, por dhe atyre gjyqësore në Kosovë, që të angazhohen në zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe të vrarëve serbë, shkruan Tanjug, përcjellë Klan Kosova.

”Vrasësit nuk janë ndjekur penalisht, edhe pse nuk ka informacion dhe njohuri për vite me radhë, dhe asgjë në këtë plan nuk po funksionon, prandaj duhet të këtë veprime në këtë drejtim”, ka thënë Kozarev gjatë një qëndrimi të tij në Banjë të Skenderajt.

Kozarev theksoi se Zyra për Kosovë dhe Qeveria serbe do të vazhdojë përpjekjet në këtë drejtim dhe do të punojë në zgjidhjen e problemit të pronës së uzurpuar serbe në Kosovë.

Po ashtu ai tha se komuniteti serb në Kosovës është duke u shtuar dhe Serbia do të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u kujdesur për mirëqenien e tyre.

Derisa zyrtari i Qeverisë së Serbisë, Dushan Kozarev, kërkon gjetjen e të zhdukurve serbë gjatë luftës së fundit të Kosovë dhe në përfundim të saj, ka me mijëra shqiptarë të zhdukur nga forcat paramilitare serbe gjatë të së njëjtës periudhë, por që Serbia ende nuk ka bërë asgjë në zbardhjen e fatit të tyre.

Në Kosovë vazhdimisht është kërkuar të jepet llogari nga Serbia për këtë çështje, ndërsa nga parti të ndryshme në spektrin politik në Kosovë është kërkuar që Qeveria e Kosovës të mos hy fare në bisedime me Serbinë derisa kjo e fundit të përgjigjet për të pagjeturit shqiptarë, njofton Klan Kosova.

klankosova.tv

 

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>