Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Shiroka-Pula: Mbështetje më e madhe për gratë kryefamiljare

$
0
0

Gjatë veprimtarive të zhvilluara nga Gruaja Demokratike e PDK-së në shumë komuna të Kosovës, veç takimeve të karakterit organizativ e strukturor, janë vizituar edhe biznese me të cilat suksesshëm menaxhojnë gratë.

Raste më të veçanta dhe të cilat padyshim që meritojnë mbështetje më të madhe institucionale, janë bashkimet e grave si mbajtëse të familjeve për të zhvilluar afarizëm, siç janë ato të Krushës, Vushtrrisë etj.

“Gratë që anekënd Kosovës po zhvillojnë afarizëm të suksesshëm iu duhet mbështetje më e madhe, qoftë përmes grandeve apo subvencioneve dhe veçanërisht atyre që me biznesin e tyre mbajnë familje” porosit kryetarja e Gruas Demokratike të PDK-së, Justina Shiroka-Pula.

Një mbështetje e tillë sipas kryetares Pula, konform projekteve të grave në biznes do t’u shërbej atyre për t’u zhvilluar edhe më shumë dhe hapur vende të reja pune për gratë tjera.

“Ministritë adekuate, por dhe pushtetet lokale duhet rrisin interesimin për t’ju qëndruar pranë projekteve të tilla të grave, realizimi i të cilave kërkon mbështetje financiare” përfundoi Shiroka-Pula.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>