Dy javë pasi është shtrirë në spital dhe diagnostikuar me diabet, Rob Kardashian më në fund e theu heshtjen e tij në rrjete sociale – por jo për t’i informuar fansat rreth shëndetit të tij.
28 vjeçari është “shfaqur” në Instagram për herë të parë pas më shumë se dy muajsh, për t’u ankuar rreth faktit që nuk ka fituar çmimin kryesor të lotarisë Powerball, në vlerë prej 1.5 miliardë dollarë.
“Momenti kur e kuptoni se nuk jeni fitues i Powerball dhe i doni prapa paratë tuaja për të gjitha biletat që i keni blerë nga dyqani”, ka shkruar ish ylli i Keeping Up With The Kardashians poshtë fotografisë së një njeriu të nervozuar dhe me armë ne dorë.
Por njerëzit nuk ishin veçanërisht të entuziazmuar me postimin e tij. “Sikur ai tashmë nuk i ka milionat”, ka komentuar një ndjekës i tij. Ndërsa tjetri ka shkruar: “Pse anëtarët e familjes Kardashians kanë nevojë për më shumë para… Lërini të luajnë ata që me të vërtetë kanë nevojë”.
Ndërsa sa i përket problemeve të tij shëndetësore, motra e tij Khloe Kardashian ka zbuluar para pak ditësh se ai tani është mirë.
“Rob po e merr me seriozitet këtë punë. Ai ka dalë nga spitali para vitit të ri”, ka deklaruar ajo, transmeton Klan Kosova.