Gjykata e Apelit e Kosovës, ka vendosur që të akuzuarve Albin Kurti dhe Albulena Haxhiu t’u ndërpritet masa e arrestit shtëpiak dhe të lirohen për t’u mbrojtur në liri.
Kësisoj kolegji penal prej tre gjyqtarësh i kësaj gjykate, ka aprovuar si të bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës, të personave në fjalë, kundër dy aktvendimeve të Gjykatës Themelore në Prishtinë, të nxjerra më 28 dhjetor 2015 dhe me 6 janar 2015.
Sipas vlerësimit të kësaj gjykate pretendimet ankimore janë të bazuara, ngase sikurse del nga shkresat e lëndës, nuk plotësohet asnjeri prej kushteve të veçanta, të parapara në Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, mbi bazën e të cilave të pandehurve iu është vazhduar masa e arrestit shtëpiak, tranmseton Klan Kosova.