Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira me reshje të shiut, të cilat në disa vende do të jenë më të mëdha dhe mbi 30 l/M2. për shkak të ajrit të ftohtë në male dhe në disa vende më të larta, reshjet do të jenë të borës, ndërsa do të formohet edhe shtresë e borës, veçanërisht në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.
Temperatura e ditës do të lëvizë prej dy deri në 10 gradë Celsius.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira dhe me reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi verior. Temperatura e ditës do të arrijë deri në pesë gradë Celsius.
Të shtunën paradite do të ketë reshje të kohëpaskohshme të shiut, ndërsa të dielën do të jetë mot me vranësira të ndryshueshme, më i freskët me erë të dobët kryesisht verior.
Në ditët në vijim, temperaturat e mëngjesit nëpër disa vende do të jenë nën zero, ndërsa ato të ditës në rritje graduale. /Zhurnal/