Quantcast
Channel: Klan Kosova
Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380

Bie borë në Kosovë

$
0
0

Reshjet e para të borës në viset e ulëta në gjithë Kosovën kanë nisur mbrëmë rreth mesnatës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 1-3 gradë Celsius.

“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira të dendura të cilat do t’i takojnë shtresës së ulët të troposferës”, thuhet në një njoftim të institutit.

IHMK bën me dije se gjatë vikendit pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, ndërsa të dielën ka mundësi të ketë intervale të shkurta me diell, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës nga 2-4 gradë Celsius.

Kurse, nga e hëna pritet të ketë ngritje të temperaturave maksimale, derisa minimalet do të jenë më të ulëta se kjo javë, transmeton Klan Kosova.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 38380


<script src="https://jsc.adskeeper.com/r/s/rssing.com.1596347.js" async> </script>